Sportet luftarake

Erit Bajrami, karateist i sukseseve

 

 

Erit Bajrami u lind më 27.12.2005 në fshatin Malishevë të Gjilanit. Çfarë e dallon nga të tjerët është ajo se Eriti gati çdo ditë në ora 19 shkon në një vend të veçantë që i pëlqen më shumë se të gjitha gjërat e tjera që bënë. Ai vend është salla e ushtrimeve dhe tatami. Po, kjo është karateja – dashuria e tij më e madhe . Që nga viti 2013 merret me sportin e karatesë.Për pesë (5) vite sa merret Eriti me sportin e karatesë pesë herë radhazi ka qenë kampion i Kosovës qoftë në kata apo në kumite.Gjatë kësaj periudhe Eriti arriti të grumbulloj gjithësej 118 medalje si në gara brenda Kosovës dhe rajonit poashtu edhe në gara me karakter ndërkombëtarë,prej tyre 72 janë të arta (61 %), 21 medalje të ergjendta dhe 25 të bronzta. Rezultatet të cilat duhet të veçohen janë: pesë (5) titujt e kampionit të Kosovës, Kampion botëror në WSKU në vitin 2014. Për rezultatet kulmore të arritura në sport ai ka marre pesë herë radhazi mirënjohje nga Federata e karatesë së Kosovës duke radhitur i pari në Kosovë për grupmoshën e tij si dhe mirënjohje nga Komuna e Gjilanit në vitin 2017. I gjithë ky sukses vie falë talentit dhe përkushtimit të Eritit, si dhe falë punës së palodhshme të trajnerave të Klubit të Karatesë “DRITA”, Kryetrajnerit : Blerim Hajdari, trajnerit : Elhami Shabani si dhe trajnerës : Albiona Asllani. Për Eritin me plotë të drejtë mund të thuhet që është shpresa me e madhe e karatesë gjilanase dhe asaj kosovare si dhe për sportin në përgjithësi. Se koha e sukseseve të tij po vjen.

You Might Also Like