Gjilan

Iu dha lamtumira e fundit pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani

Sot janë përcjellë për në banesën e tyre të fundit, pesë anëtarët e familjes Bllaca nga Komuna e Gjilanit.

Familjarë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën sot në varrezat e fshatit Cërrnicë të Gjilanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit pesë anëtarëve të familjes bllaca.

Në Gjilan të martën kishte ndodhur një vrasje e rëndë, ku një police zyrtare kishte vrarë katër anëtarët e familjës së saj, dhe më pas kishte vrarë edhe vetën.

Ndërkohë, ende mbetet mister vrasja e rëndë ku një police zyrtare vrau, babin e saj, nënën dhe dy vëllëzrit e saj dhe në fund vrau edhe vetën.

You Might Also Like