Gjilan

Pas ankesave së qytetarëve për rrugën Gjilan – Prishtinë, deputetja Arbëresha Kryeziu-Hyseni, dërgon ankesën tek ministri Liburn Aliu

Rruga Gjilan – Prishtinë, në disa foto të cilat janë publikuar, ku shihet tejet e dëmtuar, qytetarët kanë reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës dhe deputetëve të Gjilanit, të cilët nuk e trajtojn këtë problematik në Kuvendin e Kosovës shkruan Radio Star.

Qytetarët thonë se ata paguajn taksa për mirëmbajtjen e rrugëve e cila në çdo regjistrim të veturav ata paguaj 40€uro dhe prap rruga është në gjendje katastrofale, ku këto gropa ju sjellin dëme të konsiderueshme në vetura, por edhe aksidente të shumta.

Pas këtyre ankesave të qytetarëve deputetja nga radhët e VV-së në Gjilan, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka dërguar një kërkesë tek ministri Liburn Aliu, duke pyetur se a ka ndonjë plan që të bëhet sanimi i gropave në magjistralen Gjilan – Prishtinë.

Kjo ankesë e qytetarëve të cilët frekuentojn rrugën Gjilan – Prishtinë, pritet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, me kërkesë të deputetes gjilanase Arbëresha Kryeziu-Hyseni./radiostar/

You Might Also Like