Izair Emini edhe zyrtarisht është futbollist i Dritës. Emini ka firmosur javë më parë me ekipin ‘bardhekaltër’ që tani e ka lëshuar promon e prezantimit të tij, pasi që futbollisti ndodhet në pushime në Turqi.
33 vjeçari ka firmosur për Dritën pasi që shkëputi kontratën me Shkëndinë e Tetovës dhe refuzoi disa klube për që ishin të interesuara për shërbimet e tij, ndër to edhe Gjilanin.
Më parë ai ishte pjesë e skuadrave: Shkëndija, Renova dhe Kukësi.