Futboll

Augent Latifaj kalon te Dardana

Dardana ka filluar të mendojë seriozisht për edicionin e ri, derisa ka nisur edhe ‘misionin’ e përforcimeve, shkruan Gazetasheshi.com.

Klubi ‘bardhekaltër’ ka transferuar ish-sulmuesin e Kikës, Augent Latifaj, derisa lajmin e kanë zyrtarizuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

“KF DARDANA ka arritur të siguroj shërbimet e njërit ndër sulmuesit më të mirë në Komunen e Kamenicës, AUGENT LATIFAJ!

Augenti luan edhe disa pozita të tjera në mesfushe, i cili njihet me driblimet e tij, pasimet e sakta dhe goditjet e tij nga distanca!

Augenti vjen nga klubi i KF KIKA, i cili ishte lojtari kryesor në vitet e fundit!”, thuhet në njoftimin e KF Dardanës.

You Might Also Like