Futboll

Ja arsyet që quan në largimin e Arsim Thaqit

Arsim Thaqi nuk është më trajner i FC Drita, largimi i tij është zyrtarizuar këtë të hënë, një ditë pas barazimit me Dukgjinin e Klinës 0:0. Thaqi është trajneri i dytë i Dritës që është larguar në këtë kampionat, ngase një gjë të tillë më herët e kishte bërë edhe shkupjani Ardian Nuhiji, menjëherë pas ndeshjes që FC Drita e kishte humbur nga Liria e Prizrenit në ndeshjen për Kupën e Kosovës, shkruan kryelajmi.com

Arsim Thaqi kishte ardhur te Drita me qëllim që ekipin bardh e kaltër nga Gjilani t’a bëjë kampion, objektiv që ende është në opsion, mirëpo ekipi i tij kishte patur rast të mirë që të shkëputet nga Ballkani, gjë të cilën nuk e bëri.

Nën drejtimin e Arsim Thaqit, FC Drita ka zhvilluar 11 ndeshje, nga të cilat ka tubuar 19 pikë, duke arritur 5 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Nën drejtimin e Thaqit, Drita ka shënuar 16 herë, duke pësuar shtatë herë. Pra nën drejtimin e Thaqit, FC Drita nga 33 pikë të mundshme ka fituar 19 sosh, apo 57, 58 përqind të pikëve. Drita nën drejtimin e tij ka shënuar 1,45 gola për ndeshje, derisa ka pranuar 0,64 gola për ndeshje./kryelajmi.com/.

Ja rezultatet e FC Drita nën drejtimin e Arsim Thaqit:

Trepça ’89 – Drita 1:0

Drita – Dukagjini 5:1

Prishtina – Drita 1:2

Ferizaj – Drita 2:1

Drita – Llapi 2:0

Ballkani – Drita 1:1

Drita – Gjilani 1:0

Malisheva – Drita 0:0

Drita – Drenica 3:0

Drita – Trepça ’89 1:1

Dukagjini – Drita 0:0

Kjo është tabela momentale në Superligën e Kosovës në Futboll:

 

You Might Also Like