FC KuPS nga Finlanda është nga qyteti Kuopio dhe garon në ligën elitare të këtij shteti skandinav. Mirëpo stadium i tyre nuk i plotëson kushtet për gara evropiane, kështu që ndeshja KuPS – Drita e vlefshme për Conference League do të zhvillohet në një qytet më të madh, në Tampere, që është 300 kilometra larg qytetit Kuopio, i cili gjendet më në veri-lindje.
Stadiumi i Tamperes, që ka emrin “Tammelan Stadium“ ka kapacitetin e 8 mijë e 17 ulëseve dhe është stadium i kategorisë së katërt, kurse është me bari sintetik. Fillimisht kur u ndërtua ai ishte i kategorisë së tretë dhe kishte rreth 6500 ulëse, por në vitin 2020 u vendos që stadium të bëhet i kategorisë së katërt me 8000 ulëse. Përfundimet e punimeve ndodhën vitin e kaluar. Stadiumi ka qasje në transportin publik është rreth 600 metra nga stacioni kryesor hekurudhor apo 1,6 kilometra larg stacionit të autobusit.
Biletat për shikuesit e Dritës do të vendosen në sektorët B6 dhe B7 e biletat e ndeshjes KuPS – Drita do të kushtojnë 17, 60 cent.
Ndeshja KuPS – Drita do të nis në ora 16 e 45, ditën e enjte më 02 tetor 2025. /kryelajmi.com/