Ndeshja Drita – Trepça ’89 e vlefshme për xhiron e dytë të stinorit pranveror do të zhvillohet këtë të shtunë, më 20 shkurt në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Ndeshja do të nis në ora 13 dhe do të zhvillohet pa praninë e publikut, por me transmetim të drejtpërdrejtë në Art Motion.
Drita për momentin zë vendin e parë në tabelë me tri pikë më shumë se sa Ballkani i Suharekës, kurse Trepça ’89 po lufton për mbijetesë.