Futboll

Ndërroi jetë ish- futbollisti i njohur gjilanas

 

Ka ndërruar jetë ishte futbollisti i njohur gjilanas, Enver Hyseni. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të ish-futbollistit, shkruan kryelajmi.com

Enver Hyseni i përket njërës prej gjeneratave më të mira të futbollit gjilanas, gjeneratë e cila për herë të parë ishte shpallur kampione e Kosovës në futboll në stinorin 1962/1963.

Ky ekip ishte ndër më të mirët në atë kohë, por një reformë e atëhershme në ish-Jugosllavi e kishte lënë ekipin pa u inkuadruar në rang më të lartë të garave.

Më pas Enver Hyseni kishte ushtruar detyra të rëndësishme në jetën sportive, por edhe në atë shoqërore.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shkruar:

 

Njoftim Mortor!

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë. Ju njoftojmë që para pak çasteve ndërroi jetë babai, gjyshi, daja Enver Hyseni.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me drekë, nisja do të jetë nga shtëpia!

Me pikëllim,

Familja Hyseni!

 

Kryelajmi.com

 

You Might Also Like