Kreu i Gjilanit. Lutfi Haziri e ka vlerësuar shumë lart kryendeshjen ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, të luajtur ditën e shtunë në Gjilan, të cilën e fitoi Gjilani me rezultat 0:2.
“Ky derbi ka dëshmuar se çfarë është kultura e sportit dhe ky derbi ka dëshmuar se çka është fair – play. Ata dëshmuan se qyteti i ynë është qytet kampionësh dhe unë besoj thellë se të dy ekipet do të marrin pjesë në garat evropiane”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.
Haziri uroi që edhe dy xhirot e fundit këto dy ekipe t’i mbyllën suksesshëm dhe që t’i gëzojnë tifozëritë e tyre me tituj.