Futboll

Shahini: Shkaktari kryesor i humbjes, kartoni i kuq i dhënë në pjesën e parë

Drita pësoi edhe humbjen e katërt radhazi në sezonin e ri ku u mposht në Drenas nga Feronikeli, shkruan futbollikosovar.com

Trajneri i cili po zëvendëson Bekim Isufin e dorëhequr, Afrim Shahini, u shpreh i zhgënjyer nga kjo humbje ku tha se shkaktari kryesor ishte kartoni i kuq i dhënë në pjesën e parë.

“Kjo ishte humbje zhgënjyese. Në pjesën e parë patëm mundësi ne të kalojmë në avantazh por unë mendoj që shkaktari kryesor ishte kartoni i kuq i cili u dha shumë lehtë, referët duhet në ndeshje derbi të tolerojnë nga pak! Dëshira për fitore ka egzistuar tek lojtarët të cilët donin ta hiqnin presionin nga koka. Tri humbje radhazi është normale që këta lojtarë të kenë ngarkesë. Drita është në bisedime me disa trajner, shumë shpejtë do të bëhet e ditur se kush.” tha Shahini për SSK.

Drita në javën e ardhshme takohet me Prishtinën.

You Might Also Like