Futboll

Ja nga cili shtet janë gjyqtarët e ndeshjes Drita – Inter Turku

Të martën me fillim në orën 20, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja e kthimit Drita – Inter Turku. Në ndeshjen e parë, të luajtur në qytetin Turku të Finlandës, fitues kishin dalë vendasit me rezultat të ngushtë 1:0.

Gjilanasit për të kaluar tutje duhet të fitojnë me rezultat që ka goldallimin prej dy golave, fitorja me një goldallim ekipet i dërgon në vazhdime, apo eventualisht në penalti, kurse barazimi apo humbja nuk i konvenon ekipit bardh e kaltër nga Gjilan.

 Për këtë ndeshje gjithçka është gati, kurse dihet edhe treshja e gjyqtarëve që do të jenë nga Irlanda. Kështu gjyqtar kryesor do të jetë Neil Doyle (IRL) me asistentët Robert Clarke (IRL) dhe Wayne McDonnell (IRL). Gjyqtar i katërt do të jetë Rob Hennessy (IRL)./kryelajmi.com./

You Might Also Like