Futboll

Intelektualët janë gati për ndeshjen Drita – Inter Turku

Të Martën (pasnesër) udhëtojmë drejtë Prishtinës, për të përkrahur Dritën, në përballjen e kthimit të Conference League.
Intelektualët vendosen në sektorin lindor të stadiumit. Lajmërohen të gjithë antarët e grupit, tifozët e Dritës dhe qytetarët e Gilanit, që të pajisen me një biletë në tribinën lindore, për të mbështetur bashkarisht skuadrën tonë të zemrës.
Biletat janë në dispozicion nga sot, në dy lokacione (te Teatri dhe Stadiumi i Qytetit) prej orës 12:00 deri në ora 20:00. Bileta kushton 3£. Nxitoni për t’a blerë!
Ndërsa të Martën, ditën e ndeshjes, mblidhemi në ora 18:00 te salla e sporteve, nga ku edhe nisemi drejtë stadiumit ‘Fadil Vokrri’, në mënyrë të organizuar me autobusë.
Edhe njëherë, të gjithë bashkë, për historinë dhe traditën Bardhë e Kaltër. Për dashurinë tonë më të madhe, për krenarinë e qytetit. Për të përfaqësuar në mënyrën e duhur klubin tonë dhe tifoskenën Shqiptare, në arenën evropiane.
Bëhuni gati për ligjëratën e rradhës me djemtë e qytetit. Për spektaklin e ardhshëm, në një tjetër mbrëmje historike për familjen tonë të madhe!

You Might Also Like