Fitojnë Vitia e Vllaznia, barazon Kika, humb Bashkimi. Këto janë të arriturat e ekipeve anamoravase në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll.
Vitia në fushë të vet e ka mposhtur 2 Korrikun e Prishtinës me rezultat 2:1 dhe ekipi që drejtohet nga Milaim Zuzaku vazhdon të jetë në katërshen që mundëson inkuadrim në rang më të lartë të garave.
Serinë e mirë të rezultateve e ka vazhduar edhe Vllaznia e Pozharanit, e cila në këtë xhiro në fushë të vet e ka pritur ekipin e Drenasit, të cilin e mposhti me rezultat të ngushtë 1:0.
Punë të vështirë në fushë të vet ka patur edhe Kika e Hogoshtit, e cila është përballur me Dukagjinin e Klinës, ekip ky që synim e ka inkuadrimin në rang më të lartë të garave. Pas një ndeshje tejet interesante ekipet janë ndarë me rezultat të barabartë 1:1.
Në këtë xhiro më së keqi kaloi Bashkimi i Koretinit, që ishte mysafir I Besës së Pejës. Ekipi pejan ka ngadhënjyer me rezultat 1 :0.
Rezultatet e plota të kësaj xhiroje ishin :
Vëllaznimi – Onix 4:1
Besa – Bashkimi 1:0
Kika – Dukagjini 1:1
Vitia – 2 Korriku 2:1
Arbëria – R. Sadiku 0:2
Tabela ka këtë pamje:
Vllaznia – Drenasi 1:0