Futboll

Viktimat e dhunës në familje meritojnë tretman edhe më të shtuar

Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni së bashku me Ministren e Drejtësisë znj.Albulena Haxhiu, takuan sot, stafin e Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, nën udhëheqjen Mursel Zymberi. Pas takimit, drejtori Zymberi si Drejtor i kësaj qendre, ka thënë se temë kryesore e bisedës ishte: Viktimat e dhunës në Familje dhe trajtimi i tyre nga Qendra për Punë Sociale në Gjilan.
U dakorduam që viktimat e dhunës në familje meritojnë tretman edhe më të shtuar dhe për këtë edhe Qeveria e Kosovës, është duke e finalizuar Ligjin e ri kundër dhunës në familje i cili Ligj, do të ketë ndryshime të theksuara në interes të mbrojtjes së viktimave të dhunës në Familje!

You Might Also Like