Futboll

Ja si luajtën klubet e Anamoravës në Ligën e Parë

Dy klubet nga komuna e Vitisë, Vitia dhe Vllaznia e Pozharanit, ndeshjet e tyre në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll i kanë zhvilluar këtë të shtunë dhe në bazë të rezultateve të arritura del që ato të mos kenë korrur sukses.

Vitia favorite në ballafaqim me Fushë Kosovën nuk ka arritur që të nxjerrë më shumë se një pikë dhe ky mund të konsiderohet një hap fals në garën për të arritur barazhit. Pas 90 minutave lojë të luajtura në Viti, ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.

Tashti Vitia radhitetet e katërta në tabelë me 28 pikë, pozitë të cilën mund t’ia rrezikojë Vllaznimi, i cili luan nesër.

Ekipi tjetër i komunës së Vitisë, Vllaznia e Pozharanit ka pësuar në Mitrovicë nga Trepça me rezultat 3:1 dhe këtë vjeshtë e ka të vështirë të dal nga fundi i tabelës.

Dy ekipet nga komuna e Kamenicës, Kika dhe Bashkimi i Koretinit, ndeshjet e tyre do t’i luajnë këtë të diele.

You Might Also Like