Futboll

Ja kur zhvillohen ndeshjet Malisheva – Gjilani dhe Dukagjini – Drita

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 29-të, ku pesë prej tyre do të zhvillohen.

Tre duele do të luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën.

Pritet të jetë një javë shumë interesante, ku të shtunën dueli kryesor zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Ferizajt.

Po këtë ditë Malisheva pret Gjilanin, derisa Trepça ’89 në Mitrovicë është nikoqir i Llapit.

E dueli kryesor i kësaj jave zhvillohet të dielën në Klinë, ku Dukagjini që po kërkon daljen në Evropë pret liderin Dritën.

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të përballet me vendin e fundit në tabelë, Drenicën.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të fillojnë nga ora 15:00.

You Might Also Like