Futboll

Ja statistikat e Tre Penne në garat evropiane

 

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani do të ketë punë me skuadrën nga SP Tre Penne nga San Marino, shkruan GazetaSheshi.

Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Por, kush është Tre Penne, skuadra e cila do të ndeshet Gjilani. Tre Penne klub nga San Marino ku është 6-të herë kampion nga viti 2007/08, 3 herë i Superkupës së San Marinos dhe 6-të herë fitues i Kupës.

Në garat evropiane Tre Penne ka zhvilluar 13-të ndeshje, 7-të në Ligën e Kampioneve dhe 6-të në Ligën e Evropës.

Mëposhtë “Sheshi” ju siguron disa ndeshje të cilat Tre Penne i ka pasur nga viti 2010/11 deri në 2019/20 në Ligën e Kampioneve dhe të Evropës.

Gjilani në letër duket se do ta ketë të lehtë takimin ndaj Tre Penne. Skuadra gjilanase do të jetë mysafire dhe ndeshja do të zhvillohet me 20 gusht.

 

 

You Might Also Like