Futboll

Ja të gjitha risitë tek SC Gjilani

Sport Club “Gjilani” njofton se do të nis fazën përgatitore për edicionin e ri më datë 25 Qershor. Skuadra do të paraqitet në stadiumin ndihmës me bari sintetik me fillim nga ora 17:00. Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për mediat dhe publikun.
Gjithashtu, SC Gjilani bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët: Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç.
Në skuadër janë afruar futbollistët: Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Agustin Torassa, ndërkohë nga huazimi janë rikthyer Petrit Terziu, Albin Halimi, Qëndrim Ismajli dhe Muhamed Dubova. Klubi po punon në afrimin e futbollistëve të rinj sipas kërkesave të stafit teknik dhe konfirmon që afati kalimtar mbetet i hapur edhe më tej.
Klubi ka emëruar Rafet Prekazin në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e Drejtorit Teknik. Departamentin sportiv të klubit e plotëson Drilon Sylejmani, i cili është emëruar në pozitën e Menaxherit të Përgjithshëm dhe afrimi tij pritet të jetë një ndihmesë e madhe në aspektin menaxherial. Ndryshimet e reja priten të prezantohen para ekipit në fillimin e fazës përgatitore.
Ju faleminderit për vëmendjen!

You Might Also Like