Futboll

Gjilani shënon fitoren e shpresës

SC Gjilani ka shënuar fitore të merituar në Prizren me rezultat 3:1 ndaj Lirisë, e cila tashmë i ka thënë lamtumirë Superligës së Kosovës në futboll dhe po luan vetëm për prestigj.

Gjilani e ka dominuar në tërësi ekipin e Lirisë, aq më tepër pasi që vetëm tri pikë e kanë mbajtur në garë për t’i ikur barazhit.

Mysafirët të parët kanë shënuar në minutën 21 nëpërmjet sulmuesit më të mirë të tyre Jaroviq. Gjilani ka shënuar edhe në minutën 35, por kësaj radhe në portë të vetë, kur Shehi nga pakujdesia shënoi autogol dhe pjesa e parë u mbyll 1:1.

Me të nisur pjesëloja e dytë, në minutën 46, Shabani e ka rikthyer në epërsi ekipin kuq e bardh nga Gjilani, derisa i njëjti lojtarë, por në mënyrë të njëjtë me kokë ka shënuar edhe golin e tretë dhe ka vulosur fitoren e Gjilanit me rezultat 1:3.

Në xhiron e  radhës, Gjilani në fushë të vet e pret rivalin lokal FC Drita, ku patjetër i duhet fitorja nëse mëton t’i ik barazhit.

 

/kryelajmi.com/.

You Might Also Like