Gjilan

Jetishi: “Ekohigjiena” ka kaluar nën autoritetin e Kuvendit dhe kryetarit të Gjilanit për shkëputjen përfundimtare të marrëveshjes

Gjilan, 3 korrik 2019 – Menaxheri i kompanisë “Ekohigjiena”, Xhelal Jetishi, përgjegjës për pjesën publike, ka thënë se për zhvillimet që kanë ndodhur në gjashtëmujorin e fundit, nuk ka ndonjë të dhënë, për arsye të shumta e prej tyre, mungesa e informacioneve, për çka duke u bazuar në zhvillimet e fundit gjendja atje tashmë kalon te Kuvendi i Komunës si autoriteti legjislativ dhe te kryetari që është i autorizuar për këtë çështje.

“Me datën 30 maj të këtij viti, është njoftuar kompania “Ekohigjiena” se është bërë ndërprerja e marrëveshjes mes dy partnerëve. Prandaj, prej kësaj date, nuk ekziston më kompania “Ekohigjiena” dhe në bazë të njoftimit të 12 qershorit, nga kryetari i Komunës, jam caktuar si menaxher i pjesës publike, për këtë kompani dhe kam qenë i detyruar sipas njoftimit që në kompani të lajmërohem me datën 14 qershor”, ka thënë Jetishi.

Ai ka përshkruar edhe kontaktin e parë në këtë kompani me stafin për një takim të realizuar dhe një tjetër i cili është penguar.

“Në takimin e parë ka munguar menaxheri i pjesës private të kompanisë dhe jam takuar me dy avokatë dhe një zyrtare të lartë në këtë kompani. Në këtë takim, unë kam njoftuar për detyrat dhe misionin që kam për njoftimin rreth gjashtëmujorit, derisa të shkëputet në tërësi marrëveshja për këtë Partneritet Publiko Privat. Me datën 17 qershor kur kam shkuar në kompani për herën e dytë, kanë zbritur poshtë dy avokatët dhe menaxheri i kompanisë nga pjesa private, Senad Ramaj, ku nuk më është lejuar që të hyj brenda. Unë kam kërkuar vetëm një hapësirë për të vepruar në rrafshin e kryerjes së detyrave të punës, por kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Xhelal Jetishi.

E ardhmja e kësaj kompanie, sipas Jetishit, mbetet në dorën e Kuvendit Komunal dhe njëkoëshisht edhe te kryetari i Komunës, i cili është i autorizuar, duke shfaqur shpresën se shumë shpejtë do të zgjidhet problemi i kësaj nyje që ekziston qe sa kohë.

You Might Also Like