Shëndeti

Ka ndërruar jetë infermierja Rejhane Haziri

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtores sonë shumëvjeçare, punëtore e palodhur dhe infermiere e përkushtuar, Rejhane Haziri.

Infermierja Haziri ka shërbyer për më shumë se dy dekada në repartin e Emergjencës, ku do të mbahet mend për devotshmërinë në kujdesin ndaj pacientëve dhe për kolegialitetin e saj të veçantë me personelin e spitalit.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haziri-Murati, miqtë dhe të afërmit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për infermieren Rejhane Haziri.
U prehtë në paqe shpirti i saj.

You Might Also Like