LAJME

Ka ndërruar jetë njeriu i drejtësisë Bajram Kadriu

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Bajram Kadriu, ish-gjykatës, ish-avokat dhe jurist i njohur në Gjilan.

Kadriu ka qenë edhe kryetar i Gjykatës dhe kryeprokuror në Gjilan.

Ai njihet nga rasti Martinoviq, i ndodhur në vitin 1985, të cilin e kualifikoi ‘vetëlindim’, ashtu siç ishte në të vërtetë dhe nuk ka la mundësi për inskenime, edhe pse politika serbe nuk e pranoi kurrë si të tillë dhe u mundua t`ua lë shqiptarëve.

Si njëri nga juristët e parë të diplomuar në Anamoravë, ai ka kontribuar shumë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Anamoravës.

Bajram Kadriu i përket një familjeje intelektuale nga Zhegra e Gjilanit.

Varrimi bëhet nesër më 27.01.2021 në varrezat e Zhegrës. /Mediafokus.info

You Might Also Like