Pa snjë smundje të shkurtër dhe të rëndë, në moshën 54 vjeqare në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit, vdiq dhe u varros Sadik Azemi, përgjegjës i Sektorit të gjendjës civile në komunën e Kllokotit.Varrimi i tij u bë me nderime në varrezat e fshatit Mogillë, ku lamtumirën e fundit i dhanë familjaret, miqët,shoket dhe kolegët e punës ku punoi që nga themelimi i komunës së Kllokotit para 7 vitesh. Vdekja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjaret dhe më të dashurit e tij por edhe miqët dhe koleget e tij të punës.
Edhe mua si ish kolegë i punës, ndarja nga jeta dhe shkuarja në amshim më ka goditur rëndë, për cka përmes ktyre rreshtave të këtij teksti desha ta falenderoj për tërë punën dhe angazhimin e tij në vendin e punës si shef i sektorit të gjendjës civile ku që nga themelimi i kësaj komune u përpoq me mish e me shpirt tu dalë në ndihmë dhe të jetë në sherbim të qytetarëve të kësaj komune. Sadik Azemi, jurist me profesion, ka qenë një bashkepunetor shembullor dhe një njeri që gjithmone në rëndë të parë kë patur punën në vendin ku punoi dhe kishte sjellje të mrekullueshme për më shumë se 7 vjet.
Familjes Azemi i shprehi ngushllimet e thella me rstin e vdekjes se babait,bashkeshortit,vllait të tyre të qmuar. Në të njejten kohë i porosise që të jenë krenar që paten një njeri si Sadiku që vështirë është të gjenden fjalë për ta përkufizuar personalitetin e tij të një burri
si ai..Sadiku ishte dhe do të mbetet gjithnjë në kujtim si një personalitet i mrekullueshëm por që ja u nda nga jeta kur më së shumti i duhej familjës por edhe shoqërisë . Familjes i shprehi ngushllimet e thella dhe të perzemerta si nje koleg dhe bashkepunetor i tij.I qoft i lehte dheu i Kosoves .Kujtimi per te do të jet i perjetshem.Pushoft ne Paqe dhe Perjetesi. Qoft i pavdekshem kujtimi per te./ Aziz Zuka