Pritet që këto ditë Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Vitisë të bëhet me një drejtues të ri, pasi që nga posti i deritashëm pritet të largohet drejtoresha e deritashme Kaltrina Sylejmani për shkaqe personale.
Burimet tona nga qeveria lokale e Vitisë kanë konfirmuar largimin e saj nga ky post e në ndërkohë burime nga LDK-ja kanë bërë të ditur se kandidati më i mundshëm për të zënë postin e saj është Milot Lala, aktualisht kryetar i Forumit Rinor në degën e LDK-së në Viti dhe se emri i tij është më i përfoluri.
Merret vesh gjithashtu se ajo do të lerë postin e drejtoreshës, për arsye personale. E “sipas të gjitha gjasave Milot Lala, mund të emërohet nga kryetari i Komunës, ushtrues detyre në Drejtorinë e Kulturës”, tha ky burim. Mësohet se Lala, do të jetë ushtrues detyre i drejtorit për Kulturë Rini dhe Sport të komunës së Vitisë, deri në zgjedhjet lokale të këtij viti.
E zyrtarët komunal të Vitisë të kontaktuar nga ne lidhur me këtë ndryshim në postet udhëheqëse komunale, por të njëjtit nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Të themi se Kaltrina është e bija e dëshmorit të kombit Gursel Sylejmanit./ Aziz Zuka