Viti

Vitia po bëhet me inkubator biznesi, që do të mundësojë përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës

Vitia po bëhet me inkubator biznesi, që do të mundësoj përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka, kanë vizituar sot objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shndërrohet në inkubator biznesi. Ky projekt po bëhet me bashkëfinancim të komunës dhe të ministrisë në fjalë.

Kryetari Haliti falënderoj Ministrin Damka për bashkëfinancimin e këtij projekti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës.
“ Në emër të institucioneve komunale, në emër të arsimit dhe të shkollës profesionale teknike në Viti, falënderova ministrin Damka për bashkëfinancimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm.

Me këtë projekt do të mundësohet që gjeneratat e reja të kryejnë punën praktike, të aftësohen dhe të përgatitën me kompetencë për ekonominë e tregut”, u shpreh kryetari Haliti. Ai paralajmëroj se shumë shpejt në këtë objekt do të themelohet edhe qendra inovative për bujqësi, duke potencuar se nga ky projekt do të përfitojnë edhe shoqatat e fermerëve, grave, qendra e trajnimeve, kabinete të ndryshme dhe të tjerë.

Ndërkaq Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fitim Damka e cilësoj projektin në fjalë si shembull edhe për komunat e tjera të Kosovës. “Sot jemi këtu të shohim punimet në fillimin e këtij projekti i cili financohet prej Ministrisë së Zhvillimit Rajonal me Komunën e Vitisë.

Ky projekt do të mundësoj aftësimin e rinisë sonë pasi që kemi një mungesë të tillë në tregun e Kosovës”, tha ministri Damka. Ai tha se Kosova ka nevojë për punëtorë të rinjë dhe të aftësuar duke shtuar se ka marrë zotimin nga inxhinierët që ky objekt do të përurohet më 1 shtator 2023.Aziz Zuka

You Might Also Like