OPINION

“Kamikazi” Gramos Shala që po e shtynë Prishtinën drejt titullit

Kampionati elitar në futbollin kosovar është futur në fazën finale, derisa skuadrat ndodhen në limite të objektivave, shkruan Radio “Star”.

Takime të nxehta nga java në javë po përfundojnë, por për fatin jo shumë të mirë ato po vazhdojnë të vendosen nga “këmishzinjtë”.

Kështu ishte edhe në takimin e së dielës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, me ç’rast gjyqtari kryesor, Gramos Shala kishte ardhur me ‘mision’ të qartë, ta ndihmojë Prishtinën për të triumfuar.

Ç’është e vërteta edhe i’a doli. Ai me vendime skandaloze dhe tejet tendencioze shtyente skuadrën kryeqytetase drejt portës.

Një “ogur” katastrofal për futbollin kosovar, i cili vazhdon të ketë hije të zezë nga gjyqtarët e ndeshjes.

Kujtojmë që i njejti gjyqtar kishte ndihmuar Prishtinë të triumfonte ndaj Trepçës ‘89 në Mitrovicë (1-2).

Kjo e dëshmoi edhe njëherë tendencën e Shalës për ta shtyrë Prishtinën drejt objektivave të sezonit.

Drita si kampion në fuqi, nuk është ankuar, sikurse bën gjithmonë, pasi që preferon të flas në fushë, por ndeshja e së dielës duhet të jetë fundi i një katrahure të madhe.

/Radio Star/

You Might Also Like