Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune kampionët Pllumb Latifi dhe Fatlind Kërqeli, të cilët i ka uruar për sukseset e deritanishme dhe ju ka dëshiruar suksese dhe fat edhe në kampionatin Evropian që do të mbahet në Rumani.
“Këta janë kampionët tanë të Gjilanit, Pllumb Latifi dhe Fatlind Kërqeli, nga klubi Alba – Gym, me trajnerin Bajram Musliu, të cilët, me përgatitjet e tyre kanë dhënë mesazhin e qartë se me punë, discipline e përkushtim, as rezultatet nuk mungojnë. Dy kampionët e kanë një sfidë të radhës që është pjesëmarrja në kampionatin Europian të organizuara në Rumani, për çka besoj shumë se me përgatitjet që ka përfaqësimi ynë urojmë që edhe atje të marrin trofetë e rezultateve më të mira”, ka thënë kryetari Haziri.