Gjilan

Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028

Zyrtarët komunalë kanë shkuar në Pogragjë, Kishnapole e Bresalc, për të marrë idetë e projekteve të qytetarëve.
Në takim morr1%n pjesë edhe banorë të fshatrave Bilinicë, Llovcë, Kokaj, Sllubicë, Gadish, Sllakovc, Gllamë, Ponesh, Livoç i Epërm dhe Vërbicë e Zhegovcit.
Udhëheqësit e këshillave të fshatrave dhe banorët që ishin prezent kanë paraqitë projektet e tyre primare.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka treguar se kanë zbarkuar në këto fshatra për konsultime me banorët të cilët propozojnë për projektet të cilat duhet të realizohen vitin e ardhshëm dhe viteve tjera.
Kryekuvendari i Gjilanit, tregoi se buxheti i vitit 2026 pritet të jetë mbi 41 milionë euro.
Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se nga këto dëgjime buxhetore merren kërkesat e banorëve që të inkorporohen në buxhetin e viteve të ardhshme.
Në disa nga takimet ishin edhe drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, ai për Gjeodezi dhe Kadastër Bekim Salihu, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, ai i Arsimit Shpend Nuhiu, këshilltarët komunalë Krenare Latifi Kçiku, Blerim Haziri e Besnik Shala nga LVV, Avdyl Aliu, Latif Maliqi dhe Sami Ahmeti nga LDK dhe zyrtarë të tjerë.

You Might Also Like