Kamenicë

Karaçevasit sërish i shkruajnë krerëve më të lartë të shtetit lidhur me kufirin

Këshilli i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme i është drejtuar me një kërkesë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamantarit Glauk Konjufca dhe kryeministrit, Albin Kurti, nga të cilët kanë kërkuar zgjidhje për problemin e kufirit në këtë anë të Kosovës.

Në këtë kërkesë, të nënshkruar nga Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale, Karaçevë e Poshtme është thënë:

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të lartë përmendura meqë jeni të njohur edhe më herët dhe nëpër vite lidhur me problemin e pa përmbyllur të brezit kufitar edhe në Komunën e Kamenicës, përkatësisht fshatrat buzë kufirit Kosovë – Serbi më konkretisht në Karaçevë, shqetësimi i banorëve të këtushëm është i vazhdueshëm. Derisa asnjëherë nuk dihet dita apo java cila do të jetë më e kontestuar, cili do të jetë fati i banorëve lokal se ku do të mbeten në Kosovë apo Serbi dhe shqetësimet e përditshme në mënyrë që të largohen njëherë ë përgjithmonë të eliminohet ky problem, ju lutemi që në takimet mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte mirë për të mos konstatuar ne si qytetar si i domosdoshëm për të mbyll problemin e kontestueshëm e kujt është kjo pjesë ne qytetarët e Karaçevës shpresojmë dhe ua rikujtojmë që të keni para sysh se populli shqiptar autokton në brezin kufitar në Karaçevë dhe fshatra tjera tash mbi dy dekada jetojnë në ankth të jesh apo mos jesh qytetar i vendit tënd i trashëguar ndër gjenerata. Të nderuar përfaqësues të shtetit, përveç obligimit Kushtetues edhe aspekti moral dhe emocional ju bën borxhlinj të mbroni çdo cep të atdheut.

You Might Also Like