Kryetari Qëndron Kastrati, në një diskutim me pjesëtarët e shoqërisë civile ka thënë se në Komunën e Kamenicës angazhohen maksimalisht që qasja ndaj informatave të jetë sa më e lehtë për të gjithë.
“Kamenica është një nga komunat e para që ka publikuar të gjitha kontratat me operatorët ekonomik, komuna e dytë në Kosovë sa i përket transparencës në buxhet dhe së fundmi jemi vlerësuar si një nga komunat me performancë më të lartë, ku për herë të parë kemi arritur të përfitojmë grant prej rreth 286 mijë eurosh. Transparenca është një nga shtyllat kryesore në luftimin e korrupsionit dhe për këtë bashkë me kabinetin jemi duke punuar vazhdimisht”, ka thënë ai