Kamenicë

Pasojat e aksidentit në Hodonoc, vdes edhe një e mitur

Ka shkuar në dy numri i të vdekurve pas një aksidenti trafiku që ndodhi dje në mesditë në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Siq mësohet sot ka ndërruar jetë vogëlushja, Orelda Emërallahu.

Kujtojmë se dje në vend ka vdekur shoferi i automjetit, Albanton Emerllahu.

Aksidenti me fatalitet është konfirmuar nga Policia Rajonale e Gjilanit.

Zëdhënësi Valon Osmani ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore.

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë ai.

You Might Also Like