Nëpër vrimë të gjilpërës Drita ka shënuar fitore ndaj të çregjistruarit, ekipit të KEK-ut. Në një ndeshje tejet interesante, gjë e cila nuk është pritur, duke ditur cilësitë e KEK-ut, është dashur koha shtesë që Drita të shënojë fitore.
Ndeshja ka nisur për ekipin mysafir nga Gjilani, kur që në minutën 7 Betim Haxhimusa ka shënuar për 1:0. U duk se Drita do t’a ketë të lehtë dhe Drita po kënaqej me këtë epërsi të ngushtë. KEK-u nisi të marrë veten dalëngadalë dhe çuditërisht shënon në kohën shtesë, në minutën 94 dhe ishin shumë afër që të fitojnë një pikë.
U duk se ky do të ishte barazimi i dytë i elektricistëve, por kështu nuk mendoi Betim Haxhimusa, i cili realizoi një minutë më pas dhe Dritës i solli tri pikë të vlefshme, ndërkohë që te futbollistët e KEK-ut dëshpërimi ishte shumë i madh.
Formacionet:
KEK-u: Nika, Tejeci, Vitija, Rakovica, Krasniqi, Berisha, Preshtreshi, Preniqi, Gashi, Stullqaku, Grajqevci. Kryetrajner: Enis Nasufi
Drita: Rexhepi, Limani, Gerbeshi, Kaja, Leci, B.Shabani, Krasniqi, Vucaj, Neziraj, Xh. Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Shpëtim Duro
Gjyqtarë: Bardh Ajeti, Jakup Musolli, Gzim Mehmeti, Besfort Kasumi
Stadiumi: “Agron Rama” – Obiliq