Futboll

Drita shumë afër kreut

Ishte shumë poshtë në tabelë, por kanë mjaftuar disa fitore radhazi që kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit të ngjitet në krye të tabelës.

Fitorja e mundimshme ndaj KEK-ut, ka bërë që Drita të shkëputet lart në tabelë dhe tashti ekipi gjilanas është në pozitën katër, menjëherë pas Feroniklit, Prishtinës e Llapit.

Drita që tashti ka gjashtë fitore, një barazim e pesë humbje, ka tubuar 19 pikë dhe ka një goldallim +6, pra 23 me 17.

Drita mund të bie më poshtë në tabelë, por shumëçka varet nga ndeshjet që do të luhen këtë fundjavë.

 

You Might Also Like