Sot është mbajtur një konferencë për media nga komiteti përgjithshëm për menaxhimin e situatës me COVID-19 ku janë ndarë statistika dhe gjendja momentale në Gjilan!
Nga postimet e ditës së djeshme sot kemi 330 raste në komunën tonë, 116 të vdekur dhe 3782 raste të shëruara e janë 4224 raste gjithsej. Deri në ditën e djeshme janë 15636 raste mostrime në komunën e Gjilanit.427 mostra janë në pritje të rezultateve.
“Ju lusim shumë herë t’i respektoni masat si: mbajtjen e maskave, higjienës dhe mbajtjen e distancës. Kjo është për të mirën personale, të familjes dhe gjithë njerëzve që jetojnë përreth ju.” – thotë Dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik Rajonal Gjilan!
Dr. Ukshin Ismajli ndanë numrin e pacientëve në spitalin e Gjilanit të prekur me COVID-19. Brenda 24 orëve kanë qenë 67 kontrollime, të hospitalizuar deri ne mengjes kemi 89 pacientë, te konfirmuar 81 kurse me oksigjeno terapi kemi 56 pacientë! Një numër që është përafërsisht i njëjtë gjatë këtyre ditëve. Në intensivë kemi 7 pacientë, 6 në sipap kurse 1 është në gjendje ëe të rënduar se të tjerët! Dr. Ukshini thotë se janë duke u munduar të bëjnë më të mirën të mundshme dhe I bashkangjitet lutjes së Dr. Ajhane rreth respektimit të masave dhe shtuarjes së kujdesit! Numri i pacienteve që vizitojnë Qendrat Familjare është rreth 1000 pacienta kurse ekipet të cilat trajtojnë pacientat në shtëpi brenda ditës vizitojnë rreth 50 familje! Prej të Hënës janë përdorur teste të shpejta për pacientët me raste kontakti ose që kanë nevojë për rezultat më të shpejtë. Rezultati mirret brenda 30 minutave,mirëpo nëse del pozitiv duhet të bëhet edhe testi PCR për ta vërtetuar!
Në QKMF janë duke u bërë edhe pregaditjet për vaksinim që mendohet se fillimisht do të fillojë për punëtorët shëndetësor pastaj kategorive tjera tjera. “Maskë, distancë, higjienë deri në përfundim të pandemisë COVID” përfundon Dr.Arbenita Hajdari. Trajtimet me plazma gjaku kanë filluar edhe në Gjilan, trajtim për të cilin ka interesim si nga mjekët dhe nga familjarët mirëpo rezultatet ende priten! Vaksina e cila pritet të vie në Kosovë së shpejti është pezulluar nga shumë shtete mirëpo Dr. Ukshini publikisht shpreh se ai vet do të vaksinohet me të duke marrur parasysh se nga 17 milion të vaksinuar vetëm 40 raste kanë manifestuar mpiksje të gjakut, e doktori thotë se me shumë kënaqësi do të vaksinohet! “Duke konsideruar pasojat që sjellë virusi është më mirë të vaksinohen për shkak se mundësia për efekte anësore është më e vogel se rrezikimi nga COVID-19” përmbyll Dr.Ajhane!
Autore : Jona Kallaba, Kledia Mehmeti