Gjilan

Kryetari Hyseni: Po vazhdojnë investimet për ndriçim publik brenda zonës së qytetit në gjatësi prej 1110 metra

Gjilan, 4 mars 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se po vazhdojnë investimet për ndriçim publik brenda zonës së qytetit në gjatësi totale prej 1110 metra.

Investimet në ndriçim, kreu i Gjilanit tha se po vazhdojnë në rrugët “Bill Clinton”, “Pashko Vasa” dhe “Mërgimtarët e Gjilanit”.

“Vetëm 200 metra do jenë ndriçim me energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër me energji diellore”, është shprehur ai.

Për më shumë video e investimeve në ndriçim publik:

https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/426842789849715​

You Might Also Like