Viti

Këshilli i drejtorëve diskutoi rreth Planit zhvillimor Komunal /PZHK/

Kryesuar nga  Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në Viti sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve.

Në këtë mbledhje është diskutuar për temat e ndryshme me rëndësi, në veçanti është diskutuar për Planin e punës për vitin 2020 të Njësisë së Auditimit dhe një raport që ka të bëjë me gjendjen e procesit të Planit Zhvillimor Komunal ( PZHK) për fazën e profilit të gjendjes ekzistuese.

Në këtë raport është janë paraqitur edhe punët që janë kryer nga drejtoritë e ndryshme komunale që lidhën me hartimin e këtij plani.

E  Kryetari Haliti potencoi se ky dokument ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e kësaj komune dhe për këtë duhet të hartohet me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme..Aziz Zuka

You Might Also Like