Pas sukseseve të njëpasnjëshme të shkrimtarit me vlera të qëndrueshme artistike si në rrafshin letrar mbarëkombëtar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar, pasiqë Presideniti i Shqipërisë, shkëlqesia e tij z. Bujar Nishani, e nderoi me titullin e lartë “Naim Frashëri” e që ishte hera e parë që një president i shtetit shqiptar e nderon me këtë titull një personalitet jashtë Republikës së Shqipërisë, pasiqë edhe Presidenti i Kosovës, shkëlqesia e tij z. Hashim Thaçi, e dekoroi me Medaljen Presidenciale te Meritave, pasiqë komuna e Fushë Kosovës , në të cilën jeton dhe vepron e shpall QYTETAR NDERI e që Presheva, përkatësisht Lugina e Preshevës nuk kishte bërë asgjë për ta nderuar qoftë edhe me një Mirënjohje modeste, atëherë unë si propozues në kryesi të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Lugina e Preshevës) dhe në cilësinë e kryetarit të saj, ia ndamë Mirënjohjen më se meritore “PERSONALITET I VITIT” në vitin 2018, për shtatë vëllimshin e parë në historinë e letërsisë për fëmijë në të gjitha kohët “Ecejaket e Hero Lindit”.
Më pas në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Kulturë në KKSH, propozova dhe i ofrova CV e shkrimtarit Mexhid Mehmeti, ua lexova anëtarëve të komisionit për kulturë: Nënkryetares, Arbnora Bilalli, anëtarëve: Bujar Ademit, Selman Selmanit dhe Mentor Nuhiut, të cilët unanimisht propozimin e tim e miratuan dhe mandej ky propozim dhe ky miratim i Komisionit për Kulturë, iu përcoll kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafa, i cili pasi e lexoi me vëmendje të gjithë letërnjoftimin krijues dhe veprues në shumë fusha, si: kulturore, arsimore e publicistike, ndau Mirënjohjen e cila iu nda shkrimtarit dje në Manifestimin mbarëkombëtar e tradicional “Kultura na bashkon 2020” që e organizon Shoqata e Shkritarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Tani presim që edhe komuna e Preshevës, në të cilën ka jetuar dhe vepruar pjesën më të madhe të jetës së tij, duke dhënë kontribut në arsim, kulturë e publicistikë, ta shpallë QYETAR NDERI , të cilin propozim ua kam dhënë para dy vitesh.
Prandaj, faleminderit Komisionit për kulturë që e miratoi propozimin tim dhe kryetarit të KKSH-së për ndarjen e kësaj mirënjohjeje, të cilën në mungesë të kryetarit ia ndau nënkryetari z. Enver Mehmeti.
KKSH, edhe më tutje do të vazhdojë të nderojë figura kyçe të kulturës, informimit, arsimit e të fushave të tjera…
Bilall Maliqi,
Kryetar i Komisionit për kulturë në KKSH dhe
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Luginë e Preshevës