Gjilan

Kështu do të mund të duket Asambleja Komunale e Gjilanit

Numërimit të rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka ardhur fundi, kurse në garën për kryetar të komunës në balotazh do të shkojnë Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Arbër Ismajli i LDK-së.

Në Kuvendin Komunal të Gjilanit edhe kësaj radhe do të ketë nevojë për koalicion ndërmjet subjekteve politike, gjë e cila në mandatin e kaluar nuk është arritur, ngase LVV nuk arriti një koalicion të qëndrueshëm me PDK-në, andaj edhe pati shumë probleme, sidomos në votimin e buxhetit.

Në bazë të numrit të votave që kanë arritur, pritet kjo përbërje e numrit të këshilltarëve: LVV – 13, LDK-10, PDK-5, AAK-2, Vatra, GUXO, BNA, KDTP, LS – nga një këshilltarë.

Duke e përfaqësuar edhe kuotën gjinore, ku çdo i treti kandidatë do të ishte femër, Asambleja Komunale e Gjilanit pritet që të ketë përbërje. Te VV dhe LDK janë hequr bartësit e listës, Alban Hyseni dhe Arbër Imajli, kurse pas krijimit të qeverisjes lokale, apo pas koalicioneve të mundshme, përbërja edhe mund të ndryshojë, kurse për momentin përbërja do të mund të dukej kësisoji:

Ende nuk figurojnë të numëruara votat e personave me nevojva të veçanta dhe votat me kusht,

LVV:
1. Kushtrim Ibrahimi – 932 vota
2. Fadil Ademi – 729
3. Leonora Morina Bunjaku – 409
4. Shpend Nuhiu – 718
5. Bekim Salihu – 620
6. Krenare Latifi Kçiku – 390
7. Besnik Shala – 619
8. Arbër Musliu – 618
9. Mimoza Kadriu Qerimi – 376
10. Bajram Isufi – 590
11. Astrit Sherifi – 582
12. Erestina Isufi – 354
13. Arianit Sadiku – 537

LDK:
1. Muhadin Haziri – 605 vota
2. Gentrit Murseli – 601
3. Florina Jerliu – 519
4. Fatos Ramadani – 577
5. Sami Ahmeti – 481
6. Afërdita Balaj Ajdini – 425
7. Artan Cani – 452
8. Fitim Guda – 449
9. Gresa Avdiu – 391
10. Rijad Elezi – 422

PDK:
1. Riad Rashiti – 5941 vota
2. Bujar Nevzati – 505

3. Malikie Hoxha – 322

4. Burhan Isufi – 334
5. Izmi Zeka – 314 vota

AAK:
1. Nazmi Gagica – 2079 vota
2. Ardita Ukshini – 450

LS: Daniela Stojanoviq – 1089 vota

GUXO: Naser Arifi – 893 vota

KDTP: Kadir Hüseyin – 844 vota

BNA: Isa Agushi – 729 vota

Vatra: Kushtrim Kadriu – 693 vota

Kryelajmi.com

You Might Also Like