Gjilan

Bëhet hapja solemne e Pishinës “Palma”

Në aksin rrugur Gjilan -Prishtinë në fshatin Bresalc, në mënyrë solemne është bërë hapja e Pishinës “Palma”, njërës ndër pishinat më të mira në Anamoravë.

Pishina “Palma” me pronarin e ri të saj, Ibrahim Muji, ka arritur të bën një ambient tejet mikpritës dhe kualitativ, duke ju ofruar vizitorëve momente të këndshme e freskuese.

Ibrahim Muji i cili mbi tri dekada ka punuar në shtetet perendimore, me shumë dashuri është rikthyer në vendlindje për të kontribuar për të mirën e qytetarve duke ju ofruar kualitete të larta me Pishinën “Palma”.

Pishina “Palma” rrethohet me një ambient tejet interesant, me drunjë dekorativ, me kopsht tejet cilësor e mbi të gjitha me një pastërti për të pasur lakmi.

Pushuesit do të kenë rast që të freskohen në këtë ambient mbresëlënës në dy pishina – një për të rritur dhe një për fëmijët, të cilët plotësojnë kushtet optimale për të kaluar qaste të këndshme në ditët e nxehta verore.

Uji i këtyre pishinave është tejet cilësor dhe i cili menagjohet nga njerzit profesionist duke dezinfektuar për ҫdo ditë për të qenë pushuesit më komod.

Pushuesit në këtë Pishinë mund të shërbehen me të gjitha gjërat e nevojshme: me pije të ftofta e ushqim të shishëm, e mbi të gjithë pushuesit do të kenë siguri të madhe gjatë pushimit të tyre e cila konsiderohet njëra ndër më të mirat në Anamorave e cila shtrihet mbi 1 hekter e gjysmë tokë.

Pronari i kësaj pishine, Ibrahim Muji, i emocionuar për rikthimin e tij në vendlindje pas tri dekadave ka deklaruar.
“Jam shumë i emocionuar që jam rikthyer në vendlindje tek familjarët e mi. Pishina “Palma” do të jetë e të gjithë qytetarëve, po sjellim diqka të re nga perendimi, urojë që gjithë qytetarët të cilët na vizitojnë të kalojnë qaste të këndshme, ndërsa ne jemi për qytetarët që ata të jenë të kënaqur me shërbimet tona si dhe me cilësinë e ujit për të cilën konsiderojmë që do të jetë jashtëzakonisht
i pastërt”.

Pishina “Palma” mirëpret vizitorët e saj për qastet e paharruara të cilët do ti kalojnë në këtë ambient mbresëlënës.

You Might Also Like