Sporte të tjera

Këta janë fituesit e garave komunale në Ping Pong

Në  sallën e sportit të Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti” këtë të martë u mbajtën garat komunale ne Ping Pong për Shkollat e Mesme të Ulta dhe Shkollat e Mesme të Larta, të cilat organizohen nga Sporti Shkollor.

Fillimisht të gjithë garuesit i ka uruar kryetari Afrim Selimi, i cili nxënësve pingpongistë u ka uruar suksese.

Ai tha se në kategorinë e meshkujve për SHMU morën pjesë gjithsej 12 shkolla.

Tek vajzat SHMU ishin 6 ekipe pjesëmarrëse.

Tek SHML – djemtë ishin 3 ekipe e tek vajzat vetëm një ekip:

Rezultatet:

Shkollat e mesme të larta;

Vendi i parë: Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti “

Djemtë: 1. Shml ,,Don Bosko”, 2. Shmap,, Adem Kastrati”, 3. Gjimnazi Natyror,,Xhavit Ahmeti”

Shkollat e mesme të ulta;

Vendi i parë për djem Shmu,, Musa Zajmi”, 2.  Shmu,,Fetah Qerimi”, 3. Shmu ,,Don Bosko”

Shmu vajzat: Vendi i parë Shmu ,,Agim Ramadani”,  paralelja Lladovë, 2. Shmu,,Don Bosko”

Afrim Selimi, kryetar ekipeve fituese u ka dëshiruar suksese në garat regjionale që do të mbahen së shpejti, kurse ka falënderuar Drejtorinë Komunale për Rini, Kulturë e Sport, Drejtorinë e Arsimit, Drejtorin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku u mbajtën garat si dhe stafin e profesorëve të Kulturës Fizike dhe Sportit.

You Might Also Like