ARSIMI

Këta janë fituesit në garat komunale të Fizikës

 

Organizuar nga Shoqata Kosovare e Fizikës dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe nga profesorët Saud Rrahmani, Arben Duraku dhe Tuba Pajaziti, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan janë mbajtur Garat Komunale të Fizikës. Koordintore e garave në nivel të komunës së Gjilanit  ishte Doruntina Kllokoqi.

Garat janë mbajtur në kategoritë për klasat e nënta, të dhjeta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.

Siç ka theksuar Saud Rrahmani, profesor i Fizikës rezultatet e arrituara janë këto:

Klasa IX

  1. Diar Keka ,,Thimi Mitko” 2. Erion Rexhepi “Selami Hallaqi” 3. Blinera Sopi “Selami Hallaqi”

Në klasat X, XI dhe XII të gjithë fituesit ishin nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”

Klasa e 10

  1. Artina Limoni 2. Erina Xhyrishevci 3. Leonita Hajdini

Klasa e 11

  1. Olt Bajrami 2. Melos Hajrullahu 3. Era Januzi

Klasa e 12

 

  1. Olt Imeri.

 Suksese nxënësve në garat shtetërore më 25 Shkurt 2023 që do të mbahen në Prizren!

You Might Also Like