Dega e PDK-së në Gjilan, si duket kësaj radhe ka vendosur që të dërgoj numër më të madh të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e mbajtur, burime të këtij subjekti politik kanë bërë me dije se nga kjo degë janë propozuar kandidatët për deputetë:
Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Gjilanit në dy mandate, Ilir Tahiri, djalë i heroit Abdullah Tahiri, Gani Neziri, ish- drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Hevzi Xhelilin, aktivist i vjetër i PDK-së në Gjilan, Sami Hoxhën, drejtor në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan dhe Burhan Rexhepin, nga Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan.