E trimëruar me sondazhet më të fundit, Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan fuqishëm futet në garën për të marrë sa më shumë vota në zgjedhjet e muajit shkurt.
Ndryshe nga subjektet tjera, në Vetëvendosje është votuar se kush mund të jenë kandidatë nga ky subjekt politik.
Në bazë të asaj që vije nga VV e Gjilanit pritet që nga ky subjekt poltik të konkurrojë:
Arbëresha Kryeziu – Hyseni, e cila ka marrë më së shumti vota në qendrën e VV-së në Gjilan, e cila ka qenë deputete edhe në përbërjen e kaluar të Parlamentit të Kosovës.
Arjeta Rexhepi, mësimdhënëse e matematikës, anëtare e Asamblesë Komunale dhe ish-kandidate për deputete.
Nehat Osmani, nënkryetar i Qendrës së Vetëvendosjes, anëtar i Asamblesë Komunale të Gjilanit dhe dikur futbollist i njohur kosovar.
Luan Aliu, njëri ndër aktivistët më të vjetër të VV-së, që nga ditët e para të formimit të saj.