Kryendeshja e Anamoravës në hendboll, Zhegra – Drita do të luhet këtë të shtunë në Palestrën e Sporteve « Bashkim Selishta – Petriti ». HC Drita është favorit në letër, ngase pas
pas 12 xhirove ka tubuar 17 pike dhe renditet ne vendin e tretë në Superligen e Hendbollit të Kosovës.
Në anën tjetër, Zhegra nga po aq ndeshje ka grumbulluar tetë pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.
Është interesant se deri më tashti Drita nuk ka humbur asnjë ndeshje në fushë të vet, por palestra ku i luan ndeshjet Drita është fole edhe e ekipit të Zhegrës, që ka fansa të flaktë me emrin « Katana ». Në anën tjetër edhe Drita i ka ftuar « Intelektualët » që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, me qëllim që atmosfera të bëhet sa më e mirë.
Ndeshja nis në ora 18.