Libri

KËTU E TRIDHJETË VITE MË PARË, NISI RRUGËTIMIN REVISTA LETRARE – KULTURORE, “AGMIA “

Sabit Rrustemi

KËTU E TRIDHJETË VITE MË PARË, NISI RRUGËTIMIN REVISTA LETRARE – KULTURORE, ” A G M I A ”

dhe ate, pikërisht në 10 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, tash, që të dy, heronjë të Kosovës.

Atë kohë, rrethanat e shënimit të atij përvjetori ishin ndryshe nga ky Dyzetvjetor flijimi i këtyre dy heronjve, për lirinë e Kosovës.

Ishte edicioni i tretë e Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, që ua përkushtoi një tribunë përkujtimore ku, referuan, Ahmet isufi, Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Xhelil Pajaziti dhe Enver Topalli.

Kjo tribunë e mbajtur, natyrisht u përcoll thuaja e plotë, në numrin e parë të revistës letrare AGMIA, nën titullin e përbashkët, “Dy jetëra në një ideal”, të cilin e udhëhoqa po dhe e përgatita për botim.

Do theksuar, meqë në dyzetvjetorin e rënies së këtyre dy hernjëve, revista letrare – kulturore AGMIA shën tridhjetvjetorin e saj, se për numrin i parë të kësaj reviste u përkujdes shkrimtari ynë i shquar, Beqir Musliu, i cili shkroi dhe editorialin, ndërsa dizajnin dhe realizimin kompjuterik e bëri, poashtu një shkrimtar i njohur yni, tashmë i ndjerë,
Abdullah Konushevci, kurse ballinën e punoi ( atë që e ka dhe sot në numrin e saj të 41-të), piktori preshevar, Ismet Jonuzi .
Numri i parë i kësaj reviste, përpos krijimeve të shpërblyera të konkursit anonim letrar, Flaka e Janarit” 1994, solli dhe një informacion të thutë për nismën e këtij Manifestimi, dy vite më parë, nën titullin, “Udha e një manifestimi”, një shkrim në formë reportazhi për edicionin e tretë nga poeti Avdush Canaj, me titull, “Martirët nuk vdesin’, pastaj një informacion të plotë për krijimet e konkursit anonim letrar si dhe Orën e madhe letrare , nga gazetari Hasan Bunjaku, nën titullin, “Tregimet mbi nivelin e poezive”, ku fitues të vendeve të para ishin, Ramadan Mmehmeti, poezia e të cilit, “Kosovë i thonë Gjilan”, që u lexua në Orën e madhe letrare, u shpall më e mira, ndërsa fitues i konkursit anonim letrar për tregim ishte Xhemail Halili ( tash Xhemë Karadaku) , i cili zuri vendin e parë, Naser Zymberi, vendin e dytë dhe, Iljaz Prokshi, vendin e tretë.

Për poezi, u patën ndarë dy vende të treta si dhe një sosh u përzgjodhën për botim në këtë numër të kësaj reviste, e cila mbeti deri në ditët e sotshme, përcjellësja më besnike e këtij Manifestimi.

Numri i parë i kësaj reviste u përmbyll me tri kronika kulturore nga Manifestimi, përkatësisht, me një shkrim për pjesët skeneike nga Hasan Bunjaku, një për pjesën e artit pamor nga tashmë i ndjeri, Demir Behluli si dhe dhe një kronikë kulturore për pjesën muzikore nga Izet Kallaba.

Në përgatitjen e numrit të parë të revistës AGMIA, e cila atë kohë e botoi Shoqata e Pavarur Kulturore dhe Forumi i Rinisë i LDK – Dega në Gjilan, ndihmuan edhe Hasan Bunjaku, Miradije Ramiqi, Nevzat isufi, Ramadan Mehmeti, Shefik Shkodra e Avdush Canaj.

Numri i parë i revistës AGMIA u pat shtypur në shtypshkjronjën e asaj kohe EUROGRAPHIG të Prishtinës.

You Might Also Like