Klubi Futbollistik “Dardana” e ka prezantuar përforcimin e radhës në afatin kalimtar të janarit. “Dardanët” kanë nënshkruar me sulmuesin e njohur Almedin Murati, të cilin e kanë prezantuar si ‘Almedinho’, shkruan Gazetasheshi.com.
Murati vjen pas një aventure së fundmi te FC Drenica, ndërkohë që më parë ishte pjesë e klubeve të njohura në vend si Drita, Besa e Vëllaznimi i Gjakovës.
Ai karrierë ka bërë edhe në kampionatin shqiptar të futbollit te Teuta e Durrësit.
25 vjeçari nga Tërnoci është prezantuar nga drejtori sportiv i këtij klubi Habi Leci.
Murati është përforcimi i dytë në këtë afat kalimtar te Dardana pas afrimit të Gëzim Rusit.
Skuadra nga ‘Anamorava’ synon t’i transferojë edhe dy futbollistë deri në mbylljen e merkatos së dimrit.
/Gazeta Sheshi/