Duke vlerësuar se KF ”Drita” dhe KF”Liria” përfaqësojnë traditën më të dritur në futbollin Kosovar si dhe shembëlltyrën më avangarde të organizimit të mirëfilltë, gjithashtu duke vlerësuar edhe raportet gjithnjë miqësore të dy klubeve tona përgjatë historisë e sidomos duke qenë tërësisht të vetëdijshëm për rëndësinë dhe peshën e epilogut të ndeshjes në mes dy rivalëve në situatën aktuale, kishim bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme dhe kishim shpresën e padiskutueshme se do të fitonte fryma sportive dhe futbolli në përgjithësi edhe në këto momente delikate për të dyja klubet.Natyrisht se me klubin në Prizren udhëtuan edhe tifozët e Dritës sepse ata e duan klubin, ata jetojnë dhe përkrahin klubin gjithherë dhe gjithkund dhe këte e din e tërë Kosova. Sepse janë shembull unikal i tifozerisë. Këtë është dashur ta dinë edhe zyrtarët e KF”Liria” se “Intelektualët” janë gjithnjë aty ku është klubi i tyre Drita sepse këte e dinë të gjitha qytetet dhe klubet e Kosovës.Këtë ua kemi bërë të ditur edhe në mënyrë zyrtare KF”Liria” përmes sekretarit tonë dhe kemi kërkuar konfirmimin e tyre për mikpritjen e organizuar dhe të sigurtë.Në mënyrë që të eliminojmë dilemat dhe në mënyrë që t’u kundërpërgjigjemi tentativave të disa zyrtarëve të KF”Liria” përmes mediave të ndryshme për të shtrembëruar realitetin, jemi të detyruar të ofrojmë disa fakte të pamohueshme që pasqyrojnë të kundërtën.Në të vërtetë faktet që dëshmojnë Organizimin skandaloz nga ana e nikoqirëvë dhe rrezikimin permanent të tifozëve dhe të zyrtarëve tanë njekohësisht. Dhe ate:
- Klubi ynë me kohë ka njoftuar zyrtarët e Lirisë se në Prizren do udhëtojnë 3-4 autobusë dhe jo siq po shtrembërohet kinse 50 tifozë.
- Është gjithashtu e pamohueshme ashtu siq mund të dëshmohet edhe nga prononcimet zyrtare se loja ka filluar me vetëm 3-4 policë dhe me asnjë nga sigurimi personal.
- Është e pamohueshme se numri kaq i madh i tifozëve nuk janë sistemuar në një hapësirë të sigurtë por përkundrazi në një lokacion të rrezikshëm me kanale dhe gremina të thella që rrezikonin në çdo moment sigurinë e tyre.E megjithatë përpjekjet ndjellakeqe për të heshtur rrjedhën e ngjarjeve që i kishin paraprirë momentit kyç të ndërprerjes së ndeshjes janë kulminacioni i një skenari për të njollosur klubin dhe vlerat tona.
Në të vërtetë dëshmojnë shumë qartë se tifozët e Dritës nuk kanë vërshuar fushën pas akordimit të penalltisë por vetëm pasi ishte sulmuar bankina e futbollistëve dhe stafit teknik të KF”Drita”.
- Sulmi mbi bankinën e KF”Drita“ kishte filluar që nga fillimi i pjesës së dytë kur disa tifozë kishin kaluar rrethojat dhe kishin sulmuar ekspeditën tonë në bankinë e gjithashtu hedhja e shisheve të shumta dhe gjësendeve tjera në prezencën e referit të 4-të, gjë e cila vërteton edhe më bindshëm ankesën zyrtare të trenerit të Ferizajit para 2 javëve si një praktikë kontinuele.
- Edhe përkundër zbrazjes së tribunave nga tifozët vendës , ata kishin vazhduar dhunën e tyre ndaj tifozëve tanë nga pjesa e prapme e stadiumit me hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta.Një presion i tillë dhe pasiguri totale ndaj kryesisë dhe presidentit tonë ndikoi që për shkaqe sigurie ata të largohen nga fusha 15 minuta para përfundimit të ndeshjes dhe kjo në masë të madhe dëshmon organizimin dhe atmosferën e krijuar kërcënuese ndaj zyrtarëve tanë dhe në përgjithësi ndaj klubit tonë.Drita në kontinuitet do të gjykoj dhunën dhe do të avancoj vlerat e mirëfillta në futboll por natyrisht nuk do të lejoj të njolloset nga nëpërkëmbjet tendencioze të qarqeve të ndryshme dhe përpjekjet e tyre për të çvlerësuar imazhin e një klubi të organizuar dhe me synime të qarta për të ardhmen e saj.