Klubi i Futbollit Uniteti ka sjellë në radhët e veta dy futbollistë, kurse ka paralajmëruar edhe angazhime të tjera, me qëllim që ky ekip të arrij objektivat e veta.
Toni Miftari, udhëheqës në KF Uniteti, ka thënë se ky ekip në ka angazhuar lojtarët Astrit Deliu nga Gjilani dhe futbollistin Xhafer Sallahu nga Çeliku.
Sipas Miftarit, këto nuk do të jenë përforcimet e vetme, ngase në ditët në vijim, pjesë e KF Uniteti do të bëhen edhe lojtarë të tjerë e për të cilat kryelajmi.com do t’ju njoftoj me kohë. Kryelajmi.com.