Futboll

SC Gjilani mundi Prizrenin në miqësore

SC Gjilani ka zhvilluar ndeshjen e parë në vitin 2024 dhe është përballur me FC Prizrenin.  Ndeshja është zhvilluar në Gjilan, në Stadiumin me bari sintetik, kurse në këtë ballafaqim Gjilani ka ngadhënjyer me rezultat 3:2. Për bardh e kuqtë kanë shënuar Edi Basha, Shend Kelmendi dhe Lorent Rafuna, shkruan kryelajmi.com.

SC Gjilani këtë vit ka mbetur pa katër lojtarë, Ismajlin, Shabanin, Nafiun dhe Bejtullain, që janë larguar, kurse ende nuk është njoftuar për ndonjë përforcim. Burime nga SC Gjilani kanë lënë të kuptohet se ekipit të Gjilanit do t’i bashkëngjitën disa lojtarë në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Turqi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like